Identifikohet plotësisht atentatori i masakrës në Turqi

Quhet Iahke Mashrapov dhe është 28 vjeç, personi i dyshuar si autori i masakrës së Stambollit. Ai ka pasaportë të Kirgistanit, sipas asaj që raportohet nga Televizioni Shtetëror turk.

Burime të policisë bëjnë të ditur se është arrestuar dhe bashkëshortja e tij, si raportohet dhe nga e përditshmja turke “Haber Turk”, e cila shton se ajo u ndalua në provincën e Konia ku vrasësi ka mbërritur me të dhe me dy fëmijët në fund të muajit nëntor.

E pyetur nga hetuesit gruaja ka deklaruar se mori vesh për sulmin nga televizioni dhe nuk e kishte idenë se bashkëshorti i saj ishte një mbështetës i ISIS.

Autori i masakrës në klubin ku me dhjetëra persona festonin natën e ndërrimit të viteve, ndodhej në Turqi prej më shumë se një muaji, një fakt ky i konfirmuar nga shërbimi inteligjent turk i cili ka vëzhguar lëvizjet e tij.

Ai ka mbërritur në 20 nëntor në Stamboll me familjen e tij. Ai kishte marrë një apartament me qera nëpërmjet një agjencie imobiliare duke paguar paraprakisht për tre muaj. Ai u denoncua në polici menjëherë pas publikimit të fotografive në mediat turke, nga fqinjët./klan

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vrasja e ambasadorit rus në Ankara, në pranga dy të dyshuar

Arrestohen dy persona të dyshuar, përfshirë një zyrtar policor, në lidhje me ...