Arratisen 21 të burgosur në Brazil
Lajmifundit
/
15 Janar 2017, 14:58
Bota
21 persona që do të dërgoheshin në burg janë arratisur nga një rajon policie në Santo Antonio, rreth 185 kilometra larg qytetit Salvador të rajonit Bahia në Brazil.
Pas ngjarjes, Policia e Bahia-s u shpreh se pas arratisjes forcat policore kanë nisur një operacion të gjerë, ku në këtë kuadër janë arrestuar 6 të arratisur.
Policia njoftoi se 21 personat e arratisur kanë ikur duke hequr hekurat e dritareve të dhomave të burgut dhe më pas kanë shkatërruar kuçet e dyerve.