Verifikimi për pasurinë, prokuroria merr në pyetje ish-gruan e Alfred Pezës

Politikë

Prokuroria shqiptare mësohet se ka intensifikuar hetimet në lidhje me pasurinë e deputetit të PS, Alfred Peza.

Për llogari të këtij hetimi në Prokurori paraditen e kësaj të premte është paraqitur ish – bashkëshortja e Alfred Pezës, Aldelina Toli.

Ajo është marrë në pyetje dhe ka sqaruar se do të jetë në dispozicion të hetimit dhe do të deklarojë gjithçka di.

Mësohet se Toli ka një djalë me deputetin e PS, ndërsa ka edhe një mardhënie financiare pasi Peza paguan pension mujor për fëmijën e lindur nga kjo martesë.

Pas këtyre zhvillimive në Prokurorinë e Përgjithshme, tre oficerë të Policisë Gjyqësore janë paraqitur në zyrat e ILDKPKI-së për të seksutruar deklarata e pasurisë së deputetit dhe bashkëshortes së tij.

Grupi hetimor do t’i krahasojë të ardhurat e deklaruara më pasuritë aktuale të familjes Peza për të para nëse i justifikon.

Deputeti ka deklaruar se paratë janë kursime nga paga që ai ka marrë gjatë punës si gazetar dhe drejtues në media.

ME TE LEXUARAT