ALBtelekom mbështet aktivitetet e organizuara në kuadër të javës së mbrojtjes së të dhënave personale

Aktualitet

ALBTELECOM MBËSHTET AKTIVITETET E ORGANIZUARA NË KUADËR TË JAVËS SË MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE.

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale e nisi këtë javë me shkollën dimërore për “Informim dhe Privatësi”, ku u përzgjodhën për të marrë pjesë 60 studentë, staf akademik dhe administrativ nga të gjithë fakultetet e Universitetit të Tiranës. Ditën e parafundit të shkollës dimërore, pjesëmarrësit u trajnuan nga Menaxher i Departamentit të Suportit të Sistemeve të Teknologjisë së Informacionit në ALBtelecom z. Ergest Alite,i cili i prezantoi pjesëmarrësit me temën mbi përdorimin e të dhënave personale në rrjetet sociale dhe në Internetin e Gjërave (IoT), Cloud Computing dhe Big Data, duke iu referuar kompanisë ALBtelecom.

Ndërsa në datë 28 Janar, ditën Ditën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale u prezantua aplikacioni “Privacy App”, që mundëson realizimin e ankesës drejtpërdrejtë nga telefoni pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Edhe ky aktivitet, në formën e një konkursi mes nxënësve të talentuar të Institutit Arsimor “Harry Fultz “ u mundësua me mbështetjen e kompanisë ALBtelecom.

Në ceremoni ishin të pranishëm Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj.Nora Malaj, Komisioneri i Zyrës për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z.Besnik Dervishi, Zv.Drejtori i Përgjithshëm dhe njëkohësisht Drejtori i Grupit Marketing në ALBtelecom, z.Omer Kuyucu, përfaqësues të Ministrisë së Shtetit për Inovacion dhe Administratën Publike, mësues, nxënës etj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fjalën e tij z.Dervishi vlerësoi angazhimin serioz të nxënësve në zhvillimin e një aplikacioni funksional dhe komod në përdorim, për çdo shkelje apo keqpërdorim të të dhënave personale të konstatuara si dhe falënderoi kompaninë ALBtelecom për mbështetjen që dha në organizimet e aktiviteteve të javës së Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

Ndërsa Zv.Drejtori i përgjithshëm i ALBtelecom, Z.Kuyucu në fjalën e tij përshëndetëse, theksoi se për kompaninë ALBtelecom mbrojtja e të dhënave personale të abonentëve është shumë e rëndësishme, pasi ka të bëjë me individin dhe me shoqërinë në kohën e dixhitalizimit. Kjo është arsyeja që kjo nismë shfaqi interes të menjëhershëm për t’u mbështetur nga ALBtelecom dhe se jemi të nderuar që jemi pjesë e këtyre aktiviteteve si një partner mbështetës.

ME TE LEXUARAT