Aksident në aksin Bulqizë-Peshkopi, plagosen 2 persona

Aktualitet

aksidentDy persona janë plagosur rëndë paraditen e sotme, si pasojë e një aksidenti automobilistik, në aksin Bulqizë-Peshkopi. Burime nga policia bëjnë të ditur se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.

Momentalisht nuk dihet ende identiteti i të plagosurve, të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ekspertë të policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas hetimeve të para, shkak për aksidentin dyshohet të jetë prezenca e akullit në rrugë.

ME TE LEXUARAT