Mercedes Benzi A-Class, me 400 kuaj fuqi

55
Kliko per me shume info

Mercedes në vitin 2015 promovoi versionin e rimodeluar A-Class, por ndryshimet vizuale në këtë rast nuk ishin aq të theksuara. Sidoqoftë, gjermanët për në fund të 2017-ës apo për vitin 2018 janë duke përgatitur një brez të ri të A-Class (W177), ku një prej mostrave (e maskuar) testuese është tashmë në rrugë.

Revista britanike Auto Express ka publikuar skicat e reja jozyrtare të pamjes së tij të mundshme, me të dhënat e top versionit Mercedes AMG- A45. Përveç modifikimit të pamjes, versioni i ri A-Class do të ketë enterier më të përshtatshëm dhe më të gjerë, me më shumë hapësirë ​​për pasagjerët në pjesën e prapme, kapacitet më të madh të bagazhit dhe ulëse të reja.

Kliko per me shume info

Duhet të përmendim edhe materialet e cilësisë së lartë, panelin dixhital opsional, sistemin e ri infotainment, ekranin head-up, sistemet për ndihmë; Distronic Plus me Steering Assist Stop & Go Pilot, Park Assist.

Modeli i ri A-Class ka të ngjarë të përdor platformën MFA të modifikuar në mënyrë të konsiderueshme, e cila do të quhet MFA2, dhe në krahasim me modelin aktual, gjenerata e re do të jetë pak më i gjatë, me një distancë më të gjatë mes boshtesh.

Sa i përket motorit, përmendet njësia me benzinë 2.0-litra turbo ​​dhe ai 2.0 litërsh turbo diesel, ose motorët e grupit Renault / Nissan, njëri me benzinë 1.6-litra turbo ​​dhe tjetri 1.5 litërsh turbo diesel. Në ofertë do të duhej të gjendet edhe një plug-in hybrid (motor me djegie të brendshme + motor elektrik prej 50 kW). Në krye të ofertës do të jetë modeli Mercedes-AMG A45 me 400+ kuaj fuqi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here