Energjia elektrike shkëputet dhe në Kuvend, deputeti i PS-së bie nga karrigia
Një debat i ‘’gjallë’’ u mbajt në kuvend ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, gjatë të cilit u miratua edhe buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes, që nga ikja e dritave, deri tek rrëzimi i një deputeti të PS-së, Piro Lutaj nga karrigia.
Jo vetëm për buxhetin, por debate u bë edhe në një moment kur kanë ikur dritat, çka është bërë shkak për ndërprerjen e mbledhjes për disa minuta. Ikja e dritave në Kuvend, vjen fill pas derbit mes Tiranës e Partizanit, ku ndodhi e njëjta situatë në stadiumin “Selman Stërmasi”, çka shtyu edhe ndeshjen.
“Të na rrojë qeveria. Gjithçka këtu është defekt”,- ka thënë nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka menjëherë pasi u ndërpre energjia.
Një tjetër e papritur, disi më e sikletshme ishte edhe momenti kur deputeti socialist, Piro Lutaj është rrëzuar nga karrigia.