Vrasja e djalit të aktorit Shkelqim Daja, reagon komuniteti shqiptar në Kanada

djali-aktorit15-vjeçari shqiptar, Denis Daja, i cili u godit me thikë ne fundjavë ishte një person shumë i dashur për komunitetin shqiptar në Montreal, në Kanada. Prindërit e tij kishin migruar në Kanada 13 vite më parë për një jetesë më të mirë.

Nga vdekja e adoleshentit të premten mbrëma, shumë anëtarë të komunitetit shqiptar shkuan për ngushëllim në shtëpinë e tij tek prindërit e hidhëruar.

“I gjithë komuniteti është ndikuar nga kjo ngjarje, madje dhe ato familje shqiptarësh që nuk e njohin familjen e djaloshit shkojnë për ta ngushëlluar”, tha Anila Erindi Kati, presidente e komunitetit shqiptar në Montreal.

“Lajmi për vdekjen e adoleshentit ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave në Shqipëri duke u bërë titull kryesor”, tha Kati.

Ajo tha gjithashtu se anëtarët e komunitetit Evropian, të cilët kanë të afërmit e tyre në Montreal, duan ta shpërblejnë familjen financiarisht për të paguar funeralin. Shoqata ka hapur një fushatë për ndihmë në internet për këtë arsye.

Kati tha se prindërit e të riut ishin shumë të mërzitur nga vdekja e të birit dhe nuk mendonin se do e kalonin ndonjëherë. Madje në shtëpinë e tyre është dërguar një punonjëse sociale për t’i ndihmuar të kalojnë hidhërimin.

“Ata vazhdojnë të përsërisin emrin e tij dhe sa i mirë ishte ai në shkollë”, tha ajo. “Ata ishin prindër të shkëlqyer të cilët përpiqeshin ta ndihmonin të birin në çdo çast. Është shokuese për komunitetin tonë”, shtoi ajo.
15-vjeçari kishte qenë në një festë në ishullin Nuns, ku kishte shkëmbyer fjalë më një 16-vjeçar pasi kishte prekur një adoleshente të pranishme.

Duke ndjekur rrjedhën e ngjarjes, policia e ka arrestuar 16-vjeçarin. Ai u akuzua për vrasje të shkallës së dytë të hënën. Ai do kthehet në gjykatë ditën e premte për një seancë dëgjimore.

Adoleshenti i vdekur ka qenë student në shkollën École secondaire Cavelier-De LaSalle. Detajet e funeralit nuk janë bërë akoma të ditura.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

miku-cukali

Ja kush është miku i ‘të fortit’ që terrorizoi qytetarët në Tiranë

Personi që terrorizoi qytetarët mbremjen e djeshme quhet Kataldo Lezhja. Ai njihet ...