Nis parkimi me pagese ne Tirane, ja si perfitojne banoret

Aktualitet

tabela-rrugetGati një vit pasi Këshilli Bashkiak mori vendimin për tarifim në 71 rrugë kryesore, nisin parkimet me pagesë në kryeqytet.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime pranë Bashkisë së Tiranës bëjnë të ditur se pagesat për vendparkim në shtatë rrugët që përfshijnë bllokun “Shushica” dhe tri rrugë të tjera te “Komuna e Parisit” do të nisin për pak ditë, për t’u shtrirë më vonë në të gjithë qytetin, raporton “Panorama”.

Ndaj u bëhet thirrje qytetarëve të informohen mbi pagesën, në rast se nuk dëshirojnë të përballen me bllokuesit e gomave. E po ashtu, edhe banorëve të këtij blloku, të pajisen me kartën e rezidentit, duke dorëzuar dokumentet e duhura pranë zyrave të “Tirana Parking”.

Këshilli Bashkiak ka miratuar për këtë zonë tarifën 100 lekë për një orë parkimi në rrugët e vijëzuara me ngjyrë blu, ndërsa ato me vijëzim të bardhë janë zonat e lira ku mund të parkohet pa pagesë.

REZIDENTËT

Janë shtatë rrugë të kryeqytetit të cilat, nga nesër do të bëhen me pagesë për të gjithë. Bëhet fjalë për bllokun “Shushica”, që kufizohet me rrugët: “Sulejman Delvina”, “Gjik Kuqali”, “Grigor Heba” e “Medar Shtylla”, si dhe tri të tjera: “Komuna e Parisit” “Gjin Bue Shpata” dhe “Emin Duraku”, për të cilat duhet të paguash në rast se nuk je i pajisur me kartë rezidenti.

Për të siguruar këtë të fundit, banorët e një zone administrative duhet të dorëzojnë sa më parë pranë zyrave të drejtorisë së përgjithshme të “Tirana Parking” një listë dokumentesh (të detajuara në tabelën përbri) që vërtetojnë se qytetari banon në një zonë të caktuar.

Kështu, kundrejt dokumentit të taksave vjetore, në xhamin e përparmë të makinës, ata që kanë një makinë, do të kenë edhe kartën e rezidentit, e cila nuk është gjë tjetër veçse një pullë ngjitëse e personalizuar, në të cilën shënohet targa e mjetit, afati i vlefshmërisë, numri serial dhe ai i zonës ku banon.

Por, pajisja e rezidentit me kartë nuk i jep të drejtë këtij të fundit të parkojë në rrugët e caktuara me sistem tarifimi (ato me vijëzim blu). Banori i zonës, i cili ka një kartë të personalizuar, po ashtu nuk ka një vend të tillë. Ai mund të parkojë në një nga vendparkimet në dispozicion në të gjithë zonën.

Projekti për këtë kategori që përfitojnë parkim pa pagesë parashikon për ta çerekun e vendparkimeve brenda zonës ku banon, me përjashtim të rrugëve kryesore të përcaktuara me sistem tarifimi. Për shembull, nëse një rezident i zonës 1 dëshiron të parkojë në zonën 3, ka dy mundësi për të parkuar: në rrugët me vijëzim të bardhë, të përcaktuara si “të lira” dhe në ato me vijëzim blu kundrejt pagesës.

Aktualisht ka përfunduar vijëzimi në akset kryesore të Tiranës, si dhe vendosja e sinjalistikës së parkimeve me pagesë. Ndonëse procesi do të nisë vetëm në bllokun “Shushica” dhe disa akse kryesore, vijëzimet kanë përfunduar edhe në akse të tjera, si Rruga e Kavajës, “Myslym Shyri”, “Papa Gjon Pali II” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, për t’u shtrirë në të gjitha rrugët e parashikuara në vendimin e Këshillit Bashkiak për parkimet me pagesë.

ME TE LEXUARAT