Mjekët tregojnë funskionin kryesor të aspirinës, dhe a duhet konsumuar çdo ditë?(Video)

aspirinaShumica nga ne e kemi përdorur aspirinën të paktën një herë në jetë, por a keni menduar ndonjëherë se si këto hapa të bardhë janë aq efektivë në zvogëlimin e dhimbjeve? Fatmirësisht ekipi i Hoë Stuff Ëorks së fundmi ka publikuar një video në kanalin e tyre në YouTube për të na ndihmuar të kuptojmë shkencën prapa këtij ilaçi aq të famshëm.

Edhe pse aspirina konsiderohet mrekulli mjekësori, ilaçi ka prejardhjen nga shelgu, i cili është përdorur si lehtësues i dhimbjeve për të paktën 6,000 vitet e kaluara. Siç shpjegohet në video, aspirina që e njohim sot kishte filluar të përdorur kur shkencëtarët kishin qenë duke e ekstratuar dhe pastruar përbërësin aktiv në shelg – salicinin.

Në traktin tonë të tretjes, salicini thyhet në acid salicilik, i cili ndihmon në zvogëlimin e dhimbjes dhe inflamacionin. Aspirina ishte krijura si version më pak acidik i acidit sintetik salicilik.
Dhimbja është e domosdoshme, pasi që vepron si paralajmërues i rrezikut, megjithatë është e panevojshme për ne të durojmë dhimbjen e vazhdueshme posa rreziku i një lëndimi të ketë kaluar. Disa dhimbje nuk janë si rezultat i ndonjë lëndimi dhe janë të pashmangshme, siç janë menstruacionet apo dhimbjet e kokës. Aspirina funksionon duke u kapur në molekula të cilat i dërgojnë sensacionet e dhimbjeve në tru për ta paralajmëruar për lëndimin. Si rezultat i kësaj, truri regjistron më pak dhimbje, e gjithashtu ka më pak veprim të inflamacionit. /Telegrafi/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vajzat kalojnë natën në tallava, mesazhi që u lë ky djalë është i pabesueshëm

Disa vajza që kanë kaluar natën në një klub tallave janë shkrirë ...