Masat ekstreme per ndeshjen, FSHF: S’ka per te ndodhur asgje!

kombetarjaaaaaaaaMasat tejet ekstreme të marra dhe të publikuara nga Policia e Shtetit që në momentin e mbërritjes së kombëtares Izraelite dhe deri në në largimin e tyre nga Shqipëria ka sjellë dhe reagimin e FSHF-së. Në deklaratën e tyre theksojnë se ndien të indinjuar nga situate e krijuar, duke thënë se gjendja po dramatizohet më shumë se ç’duhet.
Deklarata për shtyp e zëdhënësit të federatës, Tritan Kokona
“Dua të ndaj një shqetësim të FSHF-së në lidhje me ndeshjen që do të zhvillohet nesër këtu në “Elbasan Arena” mes Shqipërisë dhe Izraelit. Po flitet për një siguri tepër të ekzagjëruar, por ne jemi në stadium dhe siç po e shikoni vetë, nuk ka asnjë numër të tejkaluar forcash policie. Janë vetëm 2 policë këtu përpara te hyrja e stadiumit.

Vazhdon shitja e biletave normalisht, vazhdon konvertimi i biletave normalisht dhe gjithçka po shkon sipas parametrave të parashikuara prej nesh. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nuk do të ketë regjime kaq problematike të policisë. Ndërkohë në lidhje me biletat dua të falenderoj për mirëkuptimin qytetarët. Ju ftojmë të gjithëve në stadium të mbështesim kombëtaren sa më shumë dhe shpresojmë të arrijmë rezultat pozitiv.”

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

city-manchester

Dënon tre futbollistë të Manchester Cityt

Trajnerit Pep Guardiola do ti mungojnë tre futbollistë për ndeshjet e ardhshme. ...