Apple: Riparim pa pagesë difekteve të kamerës së iPhone 6 Plus
Gjiganti i teknologjisë Apple ka konfirmuar se do të riparojë të gjitha të metat në kamerën e iPhone 6 Plus, pa pagese, për të gjithë klientët e saj që kanë këtë problem.
Apple ka pranuar se ka pasur një problem me kamerat iSight në “një përqindje të vogël” të telefonave të shitur, por do të riparojë të gjitha këto probleme, duke u rregulluar problemin në telefon ose duke u dhënë një telefon të ri, raporton CNN.
Problemi të disa kamera iSight në iPhone 6 Plus qëndron në atë se fotografitë nuk kanë qenë aq të pastra, transmeton Koha. Nëse dëshironi të shikoni nëse telefoni juaj është prekur, vizitoni ueb faqen e Apple dhe shkruani kodin serik të telefonit tuaj.
Ju keni mundësi që të riparoni telefonin tuaj, ose do të merrni një të ri në Apple Store dhe ta dorëzoni tuajin.
“Njësitë e prekura janë në një numër të kufizuar dhe janë shitur kryesisht në mes të shtatorit të vitit 2014. Nëse iPhone 6 Plus prodhon foto të turbullta, Apple do t’iu zëvendësojë kamerën iSight në pajisjen tuaj, pa pagesë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Apple.