Numërohen 91 qendra votimi në Dibër, ja diferenca e thellë mes kandidatëve

Aktualitet

votim-kosoveNë Dibër vijon procesi i numërimit të votave. Deri tani janë numëruar 91 qendra votimi nga 118 gjithësej, të cilat i japin avantazh kandidatit socialist.

Sipas të dhënave të fundit, Muharem Rama kryeson me 14.703 vota ndaj rivalit Sherefedin Shehu, me 11.358, me një diferencë prej 3.345 votash.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Konkretisht, numërimi është mbyllur në 7 njësi administrative, në të cilat kryeson ndjeshëm kandidati i mazhorancës.

Procesi rifilloi këtë të hënë rreth orës 10:45, me një seri ndryshimesh në radhët e anëtarëve të grupeve, të cilët iu nënshtruan trajnimit që në orët e para të mëngjesit.

ME TE LEXUARAT