Fund tragjik, vetëvritet në burgun grek shqiptari i dënuar për vrasje
Lajmifundit
/
12 Shtator 2016, 15:13
Aktualitet
Një shtetas shqiptar i moshës 49-vjeçare, i cili vuante dënimin me burgim të përjetshëm në Burgun e Malandrinos, ka varur veten.
Mediet greke, që iu referohen burimeve policore, shkruajnë se rojet e burgut kanë gjetur të varur në qelinë e tij, mesditën e së dielës, 49-vjeçarin që ishte i dënuar për vrasje, shkruan “Tch”.
Policia greke ka filluar menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave, në të cilat është kryer vetëvrasja. Ende nuk ka të dhëna për emrin e të burgosurit.