Do kryente sulm terrorist në Paris, bie në pranga 15-vjeçari
Lajmifundit
/
12 Shtator 2016, 16:28
Bota
Një 15-vjeçar është arrestuar nga policia në Paris, pasi dyshohet se do të kryente një sulm terrorist.
Mediat franceze njoftuan se i mituri ishte një element i vënë nën radarin e forcave të antiterrorit, pasi kishte lidhje me persona të dyshuar si militantë të ISIS-it.
Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas arrestimit të dy grave të cilat tentuan të kryenin një sulm shpërthyes me makinë në katedralen Notre Dame të Parisit. Së bashku me to ishte edhe një shtetase e tretë, e cila u ekzekutua nga efektivët pasi po tentonte të qëllonte me thikë një polic.