Seks me dashnoren në prani të 5-vjeçarit, minoreni imitonte veprimet e të atit
Një tjetër rast skandaloz i dhunimit të fëmijëve vjen nga Elbasani. Pas rastit të Fierit, ku njerku abuzonte seksualisht me vajzën minorene të së dashurës madje edhe në prani të saj, Prokuroria e Elbasanit deklaron se ka nisur hetimet për shtetasin Besnik Selita me akuzën për “kryerjen e veprave të turpshme me minorenë”.
Selita është denoncuar nga ish-bashkëshortja e tij, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të dashurën në sy të djalit 5-vjeçar, raporton TCH.
Shkak për këtë denoncim janë bërë veprimet e 5-vjeçarit, i cili imitonte të atin, ndërsa në prani të psikologes dhe nënës, ai ka treguar disa herë veprimet që bënte i ati me të dashurën.
Besnik Selita është i ndarë nga bashkëshortja dhe gjatë javës djali qëndronte me të, ndërsa në fundjavë me nënën.
Ndonëse i pandehuri i ka mohuar akuzat, duke hedhur dyshime se gjithçka është sajuar nga ish-bashkëshortja e tij, prokuroria pohon se ka prova të forta që vërtetojnë veprimet e turpshme seksuale në prani të fëmijës. Për këtë arsye ai po hetohet nën masën e sigurisë “arrest me burg”.