Sherri mes të rinjve, parandalohet vrasja në Tiranë, ja emri i të arrestuarit

Aktualitet

policia2015Një 32-vjecar është prangosur nga policia e Tiranës pasi akuzohet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Policia në orët e para të mëngjesit në rrugën e “Barrikadave”, arrestoi në flagrancë shtetasin Elis Mustafa, 32 vjeç, banues në Tiranë.

“Arrestimi në flagrancë i tij u bë pas një telefonatë të bërë nga shtetasi I. T, se ndihej i kërcënuar dhe po kanosnin seriozisht për jetën.

Patrullat e policisë shkruan menjëhere në vendngjarje dhe bënë të mundur arrestimin e shtetasit të siperpermendur të cilit ju gjet dhe sekuestrua pa leje me një pistoletë model “Zastava”, me fishekë.

Gjithashtu u konstatua se ky shtetas e ka goditur ne pjesë te ndryshme te trupit dhe në kokë me qyten e pistoletes së sekuestruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT