Grabitja e 200 milionë lekëve të BKT, zbardhet dëshmia e djalit të Nehat Kullës

Aktualitet

robert-kullaDy ditë nga arrestimi i tre grabitësve të 200 milione lekeve ne filialin e BKT në ish-Bllok, nga policia janë zbardhur detaje nga dëshmia që njëri prej personave të arrestuar ka dhënë përpara grupit hetimor.

Sipas policise, mesohet se Robert Kulla ka thënë se, nuk është autori i grabitjes dhe se ditën e ngjarjes me 6 gusht, ka qenë në plazh.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Robert Kulla, djali i Nehat Kulles, ka deklaruar po ashtu se, paratë që i janë gjetur atij janë paratë që ai ka marrë nga qiratë e pronave të tij.

Ne lidhje me marrëdhënien e tij me Roland Litin, ai ka thënë se disa muaj më parë ai i ka dhënë borxh 50 mijë lekë, por ende nuk ia ka kthyer, ndërkohë që ka shtuar se ai njihej me Litin prej kohësh.

Robert Kulla ka pranuar se njihet me Litin prej 7 vitesh, por ka mohuar q ëtë jetë takuar kohët e fundit me të.

ME TE LEXUARAT