Thellohet rezultati befasues në Dibër, Rama lë shumë pas Shehun
Lajmifundit
/
12 Shtator 2016, 14:43
Politikë
Ndërkohë që numërimi i kutive vijon, kandidati i majtë për bashkinë e Dibrës Muharrem Rama është në avantazh ndaj rivalit të tij demokrat Sherefedin Shehu.
Partia Demokratike ka humbur bastionin e dikurshëm të Maqellarës.
Muharrem Rama ka fituar bindshëm edhe në njësinë administrative Tomin ku ka marrë 2218 vota, ndërsa Sherefedin Shehu 1634 vota.
Ora 15:28 KQZ: Janë numëruar 85 QV
Muharrem Rama 14 058 vota ose 57.10 %
Sherefedin Shehu me 10 560 vota ose 42.90 %