Rama argumenton sërish ligjin e mbetjeve, ja deklarata e tij
Duke reaguar ashpër ndaj analistëve dhe potlikanëve që po e akuzojnë për miratimin e ligjit për importin e mbetjeve, Rama argumenton sërish për marrjen e këtij ligji. Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Rama tha se nuk do t’i tradhtojnë shqiptarët për asnjë interes që bie ndesh me interesin e tyre. “Ligji i ri është vetëm normalizimi i jetës për industrinë e lehtë të riciklimit, 100% sipas legjislacionit të gjelbër të BE-së, e cila blen mbetje letre, plastike, alumini apo druri dhe i kthen në lëndë të parë për prodhimin e ambalazheve, shisheve plastike, kanaçeve të aluminit apo material bio për ngrohje”, sqaron kryeministri dhe vë në dukje se Shqipëria ishte vendi i vetëm në Europë pa këtë ligj. “Tani jemi si të tjerët”.