Video, ndjekja e rrezikshme e gomones me 7 milionë euro drogë

Aktualitet
Video, ndjekja e rrezikshme e gomones me 7 milionë euro drogë

Policia Italiane ka publikuar videon e ndjekjes së gomones shqiptare me rreth 700 kg marijuanë.

Fjala eshte për një operacion të përbashkët me policinë shqiptare, ndërsa mjeti lundrues u nis nga grykëderdhja e lumit Vjosë.

Pavarësisht se ishin në ndjekje nga policia italiane dhe ajo shqiptare, tre trafikantët arritën të largoheshin duke lënë gomonen 8 metra të gjatë dhe me dy motorë të fuqishëm në brigjet e Pulias.

Sipas mediave italiane nëse kjo ngarkesë droge hidhej në treg, kapte vlerën e rreth 7 milionë euro.

ME TE LEXUARAT