Mesazhi i Ronaldos pas barazimit me Villarrealin

Sport

ronaldo-madridCristiano Ronaldo duket i lumtur pavarësisht barazimit të ekipit të tij 1:1 me Villarrealin.

Edhe përkundër se Real Madridi lëshoi dy pikë në ‘Santiago Bernabeu’ pasi barazoi 1:1 me Villarrealin në xhiron e pestë të La Ligës, ylli i kësaj skuadre, Cristiano Ronaldo, duket i kënaqur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo për faktin se edhe rivalët e ‘Los Blancos’, Barcelona e Atletico Madridi nuk kanë mundur të marrin më shumë se një pikë në këtë xhiron, pasi barazuan në derbin që u zhvillua mes tyre në ‘Camp Nou’.

Ronaldo përmes instagramit ka treguar se Reali vazhdon të jetë në krye teksa ka shkruar “Hala Madrid”, transmeton Express.

Renditja në La Liga vazhdon të jetë me diferencë të njëjtë pikësh. Reali ka 13 pikë, Barcelona 10 pikë derisa Atletico Madridi ka nëntë pikë.

ME TE LEXUARAT