I dashuri i ri, cfarë fshihet pas lidhjes së Luana Vjollcës? Ai dërgonte lule?
Prej rreth një viti emrat e tyre përmenden për një lidhje të mundshme.
Opinioni publik ka ‘vluar’ në kërkim të së vërtetës për raportin e prezantueses Luana Vjollca dhe ish të dashurit të Dafina Zeqirit, Krenar Çoçajt.
Deri sot, asnjë fotografi e përbashkët, as edhe ndonjë postim apo provë vizuale megjithatë dyshimet nuk kanë mundur të shuhen.
Prive nga burime të sigurta raportoi se dyshja këtë vit kanë kaluar edhe pushimet së bashku në Santorini dhe Republikën Domenikane, të cilave raportime u tentua t’i jepej kah tjetër me gjoja arsyet për punë që kanë lidhur Luanën ‘e vetme’ me këto destinacione.
Por, duan apo nuk duan ta pranojnë, Krenari dhe prezantuesja tashmë janë para aktit të kryer me fotografitë e publikuara sot.
Ka qenë revista Story në Shqipëri ajo që ka publikuar imazhet e para të përbashkëta të çiftit të cilët shihen dorë për dore në rrugët e kryeqytetit shqiptar shoqëruar edhe me detaje tjera nga historia e dashurisë së dyshes në numrin e ri të revistës.
Mbetet të shihet nëse tani e tutje, ardhjet e shpeshta të Luanës në Kosovë, postimet e tipit ’10 Korrik’, ‘Krenari’ nuk do përpiqen të shiten si koincidencë por çifti do dalë hapur për të pranuar lidhjen që deri sot është konsoliduar në heshtje.
Ajo qe ende nuk dihet eshte nese i dashuri eshte pikerisht ai qe i dergonte buqeta me lule Luana Vjollces apo eshte person tjeter