Dëmi 771 mijë euro, KLSH padit në prokurori tre zyrtarë të Ministrisë së Arsimit

Aktualitet

klshKontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi se ka kallëzuar këtë të martë në prokurori tre zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Sipas njoftimit për shtyp të këtij institucioni, kallëzimi është bërë ndaj sekretarit të Përgjithshëm të MAS, drejtorit të Shërbimeve Juridike dhe përgjegjësit e sektorit të financave të kësaj ministrie.

Nga kontrolli i kryer, sipas KLSH-së, ka rezultuar se zyrtarët në fjalë kanë kryer shkelje të procedurave të prokurimit, duke i shkaktuar një dëm prej 771 mijë euro buxhetit të shtetit. Auditimi për rastin në fjalë është kryer në periudhën 16 shtator 2013-31 dhjetor 2014.

ME TE LEXUARAT