Anglezi nxjerr gruan në "eBay", arsyeja se pse kërkon t'a shesë do t'ju habisë!
Anglezi Simon O'Kane, me sens humori të veçantë, ka nxjerrë në shitje në “eBay” bashkëshorten e tij. 33-vjeçari postoi një foto të gruas së tij në dhe shpjegoi arsyen e çuditshme pse kërkonte ta shiste.
Në fakt e gjithë kjo ishte një shaka, por ofertat vërshuan lumë dhe çmimi arriti në nivele të larta.
Në njoftim thuhej: “Shes një grua! Jo e re, e përdorur, por ka ende për të dhënë. Arsyeja e shitjes: kam mbaruar punë me të dhe mendoj se dikush tjetër atje jashtë e meriton më shumë se mua (Zot, të lutem, bëj që të jetë dikush).
Pikat e forta:
Trup i mirë dhe ka disa aftësi në kuzhinë.
Pikat e dobëta:
Bën një zhurmë që nuk ndalohet dot pa blerë copa metalike të shtrenjta.
Si përfundim, jo një model i keq. Priten oferta ose shkëmbime me modele të reja. Pasi e keni blerë, nuk mund ta ktheni më... KURRË!”.
Sipas “Daily Mail”, për dy ditë, çmimi i ofruar shkoi në 65 000 stërlina, aq sa për një makinë “Jaguar”. Po reagimi i gruas? “Doja ta vrisja kur pashë njoftimin. Kolegët qeshnin me të madhe. Më vinte inat se kishte përdorur edhe foto të keqe”, tha ajo.