Disiplina e FSHF gjobit dy ekipe të Superiores, ndëshkohet zv.trajneri
Komisioni i Disiplines ne FSHF ka gjobitur e ndeshkuar tri klube. Skenderbeu eshte gjobiur, bashke me Flamurtarin ndersa zv.trajneri i Luftetarit, eshte pezulluar dy ndeshje.
Me poshte, vendimi i plote i Komisionit te Disiplines ne FSHF:
VENDIM
I mbajtur sot me date 22 Shtator 2016, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenet 76 dhe 77 te KDS.
VENDOSI:
1.KF “Skenderbeu”, per sjellje te gabuar te tifozeve, denohet me 200.000 (dyqindmije) leke gjobe ,bazuar ne nenin 66/1 KDS si dhe paralajmerohet se ne rast perseritje do te aplikohen masa me te renda disiplinore.
2.Zv.tranjeri i KF “Luftetari”, Marko Jovanovic, per protesta ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv , bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
3.KF “Flamurtari”,per sjellje te gabuar te tifozeve, denohet me 200.000 (dyqindmije) leke gjobe,bazuar ne nenin 66/2 KDS si dhe paralajmerohet se ne rast perseritje do te aplikohen masa me te renda disiplinore.
Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.
Komisioni i Disiplines
Kryetar Anetar Anetar
Sokol Como Adriatik Brace Kujtim Pagria