Rama në Samitin e NATO: Shqipëria do të dyfishojë trupat në Afganistan

Politikë

13613401_10153830799206523_3835474705012778596_oKryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se Shqipëria do të dyfishojë prezencën e saj në Afganistan.

Deklarata është bërë në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Varshavë, ku Rama mori pjesë në sesionin e punës së kryetarëve të shteteve dhe qeverive lidhur me Misionin Mbështetës në Afganistan.

Rama theksoi vazhdimin e angazhimit të Shqipërisë përkrah Aleancës për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të institucioneve në Afganistan.

“Shqipëria, – tha Kryeministri, sipas ATSH, – është e angazhuar prej vitesh me trupa në kuadër të NATO-s në Afganistan dhe së bashku jemi duke investuar që Afganistani të jetë një vend i sigurt për qytetarët e tij dhe jo vetëm.

Kryeministri Rama nënvizoi se në përmbushje të angazhimeve të saj në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan, Shqipëria ka vendosur të dyfishojë prezencën e saj.

ME TE LEXUARAT