“Financial Football” zbulon pagën e De Biasit, i 14-ti në Europian

2
Kliko per me shume info

biasi2015Trajneri Gianni De Biasi është i 14-ti më i paguar nga 24 trajnerët që janë kualifikuar me përfaqësueset që drejtojnë për në Finalet e Europianit Francë 2016.

Sipas “Financial Football”, ky është klasifikimi i trajnerëve në bazë të pagave.

Trajneri më i paguar është ai i përfaqësueses angleze Roy Hodgson me 5 milionë euro në vit, duke lënë pas trajnerin e Italisë Antonio Conte me 4 milionë e 600 mijë euro, ndërsa trajneri i fundit është ai i Rusisë, i cili ka marrë vendin e Capellos dhe sipas kësaj analize është vullnetarë.

Trajnerin e përfaqësueses kuqezi, De Biasi, “Financial Football” e ka klasifikuar në vendin e 14-të me një pagë mujore prej 23.333 euro në muaj apo 280 mijë euro në vit, pagë që e mban në klasifikim përpara trajnerëve të Kroacisë, Çekisë, Suedisë, Ukrainës, Rumanisë dhe të tjerë.

Nuk dihet se të çfarë periudhe janë referencat e marra nga “Financial Football”, pra nëse kjo është paga para apo pas kualfikimit për trajnerin tonë Gianni De Biasi.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here