Përshëndetje e veçantë në Kongres, Tony Blair: Duam të shohim Shqipërinë në BE
Në kongresin e sotëm të socialistëve është dhënë edhe fjala e ish- kryeministrit të Britanisë, Toni Bler. Ai tha se do zgjidhte Shqipërinë si një vend ku mund të ndihet optimist për të ardhmen. “Lidershipi ka rëndësi dhe ai i Edi Ramës po i jep një shtysë të rëndësishme për këtë optimizëm. Shqipëria ka sfida të mëdha, po me politika të qarta dhe pragmatike, po ndodhin dy gjëra të rëndësishme, e para progres hap pas hapi në të gjitha drejtimet, e dyta nga statusi i vendit kandidat, tani Shqipëria mund të shohë përpara për një të ardhme brenda familjes së madhe evropiane. Ne duam të shohim Shqipërinë në BE. Është një vend i larmishëm sa i i përket besimit fetar, pjesa më e madhe janë muslimanë por është një vend që krenohet me harmoninë dhe bashkëjetesën fetare. Shqipëria ka kaluar shumë kohëra të ërrëta, por e ardhmja e saj është e ndritur dhe e meriton të jetë e tillë”, tha Bler.