Hashim Thaci tregon datën e liberalizimit të vizave

Kosovë&Rajon

hashimMinistri i i Punëve të Jashtme të Kosovës njëherësh edhe zv/kryeministri, Hashim Thaçi është duke qëndruar për një vizitë në Strasburg.

Ai është takuar me ambasadorë të misioneve permanente pranë Këshillit të Evropës. Këtë Thaçi e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ja njoftimi i plotë:

Sot në Strasburg takova trembëdhjetë ambasadorë të misioneve permanente pranë Këshillit të Evropës.

I informova për zhvillimin e demokracisë në shtetin e Kosovës, për forcimin e rendit dhe ligjit, për afirmimin dhe respektimin e të drejtave të komuniteteve, si dhe për avancimin e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut.

Gjithashtu, me ambasadorët diskutuam edhe për dialogun me Serbinë, zbatimin e marrëveshjeve, nënshkrimin e MSA-së dhe për procesin e liberalizimit të vizave, që do të ndodhë në vitin 2016. HTH

ME TE LEXUARAT