Galaxy S7, ja përgjigja e "Samsung" ndaj Apple

Teknologji

samsungs7Vjeshta duket se sjell përplasjen e madhe mes titanëve të teknologjisë, Apple dhe Samsung.

Kompania amerikane mori guximin e parë duke njoftuar iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus. Përgjigjia e Samsung nuk vonoi. Nga Kina, aty ku Samsung ka fabrikat e veta, ashtu si Apple, po qarkullojnë imazhet e Samsung Galaxy S7.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Imazhet e para të të ashtuquajturit “Project Lucky” (Projekti me fat), kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale dhe faqet teknologjike kineze dhe po përhapen me shpejtësi në faqet ndërkombëtare.

Emri “Projekti me fat” është frymëzuar nga numri 7. Galaxy është i shtati i serisë dhe numri 7 është numër fatsjellës në kulturën koreane.

S7 pritet të futet më shumë në kategorinë e “Phablet” me ekranin 5.7 polësh ose 0.6 pol më shumë sesa paraardhësi i tij, S6 dhe shumë më shumë sesa rivali iPhone 6S dhe 6S Plus bashkë.

Kamera kryesore (e pasme) përbëhet nga dy objektivë, një teknologji e aplikuar më parë nga HTC One M8. Kjo mundëson më shumë thelësi në foto dhe video. Sa i përket megapixel, pritet të jetë 20, shifër e shndërruar në standarde për telefonat “elitë”.

ME TE LEXUARAT