Veniten ëndrrat e Kukësit, mposhtet 0-1 në shtëpi nga ekipi malazez

Kliko per me shume info

kukesiKukësi hedh një hap fals në ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të Europa League pasi mundet 1-0 në kryeqytet nga Mladost, që shfrytëzoi të vetmin rast të krijuar në 90 minuta. Një gol i Lakicit në të 52-tën i dha fitoren malazezëve, përballë një Kukësi që kishte nevojë për 62 minuta për të goditur për herë të parë portë, në një ndeshje ku kontrolloi topin por krijoi pak raste përpara portës, pavarësisht se goditi dhe njëherë traversën.

Në “Qemal Stafa”, Kukësi nisej i favorizuar për fitmin e takimit dhe kontrolli i topit në minutat e para e konfirmoi këtë. Gjithsesi ekipi verilindor u limitua vetëm në kontrollin e lojës pa arritur të gjente pasimin e fundit drejt golit. Madje dhe kur ju afrua atij, Pero Pejic rezultoi në pozicion jashtë loje, si në minutën e 15-të. Superioriteti në kontrollin e topit nuk po konkretizohej nga kukësianët aq sa rasti më i mirë, që në fakt ishte më shumë një gjysmërast erdhi pas një harkimi të Micit në zonë në të 45-tën, por askush nuk mundi dot të devijojë topin drejt portës. Me zero goditje në kuadrat nga të dyja ekipet u mbyll pjesa e parë. Në fillimin e pjesës së dytë Flores u mundua të jepte menjëherë një sinjal në portën kundërshtare, teksa goditi nga distanca dhe pse jo në mënyrë të saktë.

Kliko per me shume info

Në ndryshim nga Kukësi, Mladost nuk kishte nevojë për asnjë sinjal për të marrë epërsinë, pasi në të 52-tën nga zhvillimet e një goditje këndi Lakic, i vendosur në shtyllën e parë goditi me kokë në rrjetë. 1 minuta më pas, nuk e dërgoi dot topin në rrjetë Pero Pejic, që i vetëm përballë portierit goditi mbi traversë. Golin nuk e gjeti në të 60-tën, as Karioka që i vetëm përballë Radunovic e dërgoi topin në trupin e këtij të fundit. Në të 69-tën, Kukësi sërish pati mundësinë për të gjetur barazimin, por askush nuk goditi siç duhet drejt portës. Në të 72-tën, kundër Kukësit del dhe fati, me Kariokën që nis një “predhë” drejt kuadratit, e cila stampohet në traversë dhe jo në rrjetë. Në të 79-tën, pengesë për skuadrën shqiptare u bë Radunovic që ndali përpjekjen e Pejicit. Në të 82-tën kroati rrëzohet dhe në zonë, por për gjyqtarin loja mund të vazhdojë. Minutat e mbetura ishin një pasqyrë e gjithë ndeshjes, me Mladost që mbrohej me forca të shumta e Kukësin që nuk kishte forcën e duhur për të arritur te goli, të paktën në pozicion të rregullt, sepse Pejic arriti të shënojë në fakt në të 92-tën por ishte jashtë loje sipas vijërojtësit. U mbyll 0-1 për malazezët që tashmë kanë një plus shumë të madh për ndeshjen e kthimit të javës së ardhshme./ssport

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.