Europa League, “bie” Laci, Kukësi mëson rivalin e fazës së dytë

Kliko per me shume info

kukesi-europaKukësi mbetet skuadra e vetme shqiptare deri më tani që kualifikohet për në raundin e dytë të Ligës së Europës.

Nënkampionët e Shqipërisë barazuan pa gola në ndeshjen e kthimit me Torpedon dhe falë fitores 2-0 një javë më parë në “Qemal Stafa” mori biletën për në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Kliko per me shume info

Kuksianët janë njohur edhe me kundërshtarin e ardhshëm në turin e dytë të këtij kompeticioni. Malazezët e Mlladost Podgorica arritën të kualifikohen në ndeshjen ndaj Neftchi Baku pas dy barazimesh. Ndeshja e parë mes dy ekipeve në Azerbajxhan kishte përfunduar me rezultatin 2-2, ndërsa mbrëmjen e së enjtes, malazesët arritën të kualifikohen pas një goli të shënuar nga Vukoviç në minutën e 91-t, duke barazuar rezultatin në 1-1.

Kukësi do ta luajë ndeshjen e parë më 16 korrik në “Qemal Stafa”, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 23 korrik në Malin e Zi.

Në letër, Mlladost Podgorica duket një kundërshtar i kalueshëm për Kukësin, të cilët bënë një paraqitje dinjitoze në ndeshjen e parë. Megjithatë për të mësuar ekipin e kualifikuar na duhet të presim 23 korrikun, kur është edhe ndeshja e kthimit.
Në barazim pa gola ka përfunduar edhe ndeshja mes Inter Baku-së dhe Laçit, një rezultat ky që vulosi eleminimin e laçianëve nga Europa Liga.

Nga ora 20:00 ka filluar ndeshja mes Partizanit dhe Stromsgodset. Skuadra kryeqytetase do të tentojë përmbysjen, pasi ndeshja e parë në Norvegji ka përfunduar me rezultat 3-1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.