Programi që ju ndihmon ti zbuloni gënjeshtrat e partnerit
Programet që janë krijuar për të gjetur partnerin e jetës, si “Hinge” apo “Tinder”, janë vënë në qendër të kritikave pasi, nga te dhenat ka dale se rreth 42% e përdoruesve të tyre, janë në një marrëdhënie.
Pas këtyre të dhënave që janë ofruar nga “Global Web Index”, e para që ka reaguar ka qenë “Hinge”, që falë përditësimeve të fundit, tregon nëse personi është në një marrëdhënie apo jo.
Gjendja e civile e personave që përdorin “Hinge” do të merret automatikisht, pa pëlqimin e përdoruesit, nga Facebook-u.
Ne ndryshim nga “Hinge”, tek “Tander” personat kanë më tepër mundësi që të gënjejnë për gjendjen civile të tyre, ndërkohë që te “Hinge” shoqëritë mund krijohen vetëm nëse keni ndonjë mik të përbashkët edhe në Facebook.
Por ka persona të cilët publikojnë në Facebook sikur janë në një marrëdhënie, por në të vërtetë është një lojë që bëjnë me mikun e tyre të ngushtë, prandaj “Hinge” ka tërhequr vëmendjen, duke thënë se gjendja civile thjesht do të bartet në aplikacionin e tyre dhe nuk do të arrijë të dallojë nëse marrëdhënie e tyre është e vërtetë apo false.