Ky është tableti me cmim ekonomik që do të prezantojë HTC

Teknologji

tabletSipas Upleaks, HTC do të prezantojë së shpejti një produkt të ri, një tablete me çmim ekonomik, që do të njihet si H7. Ky produkt pritet se do të nxirret në treg gjatë çerekut të dytë të vitit 2015. Informacione më të detajuara në lidhje me pajisjen hardware janë shumë të pakta, por ajo çfarë dihet me siguri është se do të ketë sistem operativ Android. Vlen të kujtojmë se HTC ka bashkëpunuar me Google gjatë vitit të kaluar për të prezantuar Nexus 9, i cili së fundmi ka marre update Android 5.1.1 Lollipop.

ME TE LEXUARAT