Khalifa e Puth me performancë emocionuese të ‘See you again’
Lajmifundit
/
18 Maj 2015, 14:01
Soft
Kënga e dedikuar për Paul Walker ka emocionuar sallën e Billboard Music Awards, këngës i janë shtuar edhe tingujt e violinës nga Lindsey Stirling.
Aktori është përmendur mjaft herë në ceremoni, sidomos kur Wiz Khalifa e Charlie Puth janë prezantuar për performancën e tyre të këngës që pikërisht në Billboard po qëndron në vend të parë tani për pesë javë rresht.
Violinistja Stirling i ka dhënë tinguj mjaft të bukur këngës që në këtë performancë ka dalë edhe më e fuqishme, transmeton Koha.net.