Hajduti i telefonit zbulohet nga selfie me celularin e vjedhur

Teknologji

facebook-fotoNë qytetin suedez Amali, hajduti i cili vodhi telefonin e një prifti, u zbulua pasi realizoi një foto selfie.

Sipas mediave suedeze, hajduti u zbulua, duke bërë selfie me telefonin e vjedhur, ndërsa fotografia ishte publikuar automatikisht në profilin e rrjetit social të pronarit të telefonit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prifti i kishës në Amali, paraprakisht, një grupi, pjesë e të cilit ishte edhe hajduti 21-vjeçar, u ofroi ushqim. Pasi ushqimit, thjesht u zhduk telefoni i priftit.

Dy ditë më vonë personi që vodhi telefonin bëri selfie, i cili është publikuar automatikisht në profilin e Facebook-ut të priftit. I dyshuari, i cili u kap shpejt, u deklarua fajtor.

ME TE LEXUARAT