Facebook do të sjellë shtatë risi këtë vit

Teknologji

facebook15Rrjeti social Facebook do të vijë me ndryshime të tjera këtë vit. Risite e reja kane te bejne me caktimin e eventeve në këtë rrjet social.

Sipas faqes që publikon të rejat e teknologjisë, Mashable, janë pikërisht shtatë ndryshime të reja.

Menaxheri i Facebook Events, Aditya Koolwal, rrëfen disa të reja që skuadra e tij  është duke punuar aktualisht. Më parë Koolwal ka punuar në skuadrën e Facebook News Feed, para se të trasferohej në sektorin e Events, në vitin 2013.

Koolwal nuk tregon se kur do të ndodhin saktësisht këto ndryshime.

Shtatë risite e Facebook:

1. Më shumë evente në News Feed-in tuaj;

2. Më shumë rekomandime për evente në News Feed;

3. Më shpërndani evente edhe në mesazhe (Messenger);

4. Integrim rigoroz me Messenger;

5. Të ftosh në një event dhe persona që nuk janë në Facebook;

6. Konfirmimi i marrjes së një ftese për evente private;

7. Një aplikacion për evente të pavarura (plan në perspektivë i Facebook).

ME TE LEXUARAT