Ekspozoi gjoksin Live, britanikët "sulmojnë" Rita Orën

Showbiz

Kengetarja Rita Ora i është bashkuar Tom Jones, Ricky Wilson dhe Will.i.am si pjesë e jurisë së edicionit të katërt të “The Voice” në Britaninë e Madhe.

Shfaqja e saj në një emision televiziv ka indinjuar shumë britanikë per shkak te ekspozimit "te tepruar" te gjoksit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në studion e BBC One Rita Ora është shfaqur e veshur me një kostum të bardhë të Ermanno Scervino e cila ishte shumë e hapur ku dukej gjoksi pa sytjena.

Kjo veshje ka indinjuar shumë britanikë, ndjekës të emisionit “The One Show” të BBC One të cilët kanë telefonuar në redaksi për të shprehur irritimin e tyre.

Më shumë se 6 milionë shikues pritet që të ndjekin emisionin “The Voice” në Britaninë e Madhe, ku Rita Ora zëvendëson Kylie Minogue.

ME TE LEXUARAT