Zbulohet ndryshimi i rëndësishëm në iPhone 14

Teknologji

Zbulohet ndryshimi i rëndësishëm në iPhone 14

Apple sapo ka lëshuar një iPhone të ri por thashethemet për versionin e arshshëm që do të dalë në vjeshtë, tashmë janë përhapur.

Ekspertët kanë zbuluar se modelet e iPhone 14 do të kenë një kamerë më të madhe 48 megapikselë.

iPhone 14 Pro dhe Pro Max do të kenë një kamerë katrore në pjesën e pasme me përmasa 1,44 inç me 1,5 inç (36,73 mm me 38,21 mm), pak më e madhe se në iPhone 13 Pro dhe Pro Max. Specifikimet u ndanë nga eksperti Max Weinbach.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Gjithashtu dhe lentet e kamerës do të jenë më të mëdha nga jashtë me 0,16 inç (4,17 mm) si në iPhone 14 Pro ashtu edhe në iPhone 14 Pro Max krahasuar me 0,14 inç (3,6 mm) në modelet e iPhone 13. 

 

ME TE LEXUARAT