WhatsApp me probleme, reagon META: Po punojmë ta rikthejmë sa ...

Teknologji

WhatsApp me probleme, reagon META: Po punojmë ta rikthejmë sa ...

Pjesa më e madhe e botës prej disa orësh u privua nga shërbimi i WhatsApp, ku përdoruesit nuk mund të dërgonin dhe as të merrnin mesazhe.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kompania META, por pa dhënë detaje se çfarë ka ndodhur realisht.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz aktualisht kanë probleme me dërgimin e mesazheve dhe ne po punojmë për të rivendosur WhatsApp për të gjithë sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë një zëdhënës i kësaj kompanie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fatkeqësisht, Meta nuk ka dhënë asnjë afat kohor për ndërprerjen dhe nuk është në gjendje të japë arsyen pse shërbimi më i popullarizuar i mesazheve në botë është jashtë sot.

Aplikacioni Whatsapp ka dalë jashtë funksioni. Mijëra përdorues kanë raportuar se kanë problem me dërgimin e mesazheve dhe marrjen e tyre.

Shërbimet e WhatsApp në pronësi të Meta thuhet se kanë pësuar ndërprerje të pjesshme.

Nuk është hera e parë që ka probleme me sistemin e mesazheve. Problemi sot ka qenë vetëm në një pjesë të kufizuar të përdoruesve, të cilët kanë mundur të gjejnë ngushëllim në platforma të tjera si Instagram dhe Facebook, në pronësi të Metës.

Por vitin e kaluar, gjithashtu në tetor, një ndërprerje totale errësoi sistemet e të tre rrjeteve sociale në të njëjtën kohë, duke i çuar jo vetëm platformat në një skandal, por mbi të gjitha përdoruesit që i përdorin ato. Serverët në pronësi të Zuckerberg ishin “blackout” të gjithë së bashku rreth orës 17:30 të datës 4 tetor, për t’u rikthyer vetëm disa orë më vonë.

ME TE LEXUARAT