Vetëm me një aplikacion, si të çlironi hapsirën në telefonin tuaj Android

Teknologji

Vetëm me një aplikacion, si të çlironi hapsirën

Të gjithë përdoruesit e Android, tashmë do të mund të pastrojnë apo çlirojnë hapësirën në telefonin e tyre vetëm me një aplikacion.

Said Duleviç, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka treguar hap pas hapi se si mund ta bëni këtë.  

“Telefoni juaj Android nuk ka memorie dhe është mbushur storage full dhe keni aty një opsion që lexon 'Other'. Të gjithë keni pyetje: Si fshihen këto 'other'? Sot do të mësojmë se si fshihen.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Për këtë përdorim një aplikacion që e gjemë në “Store”, kërkojmë 'Drives', i bëjmë 'scan', funksionon vetë në mënyrë automatike dhe më pas do të shkojmë te shigjeta lart tek 'Files Storage' dhe do të gjeni opsionin që lexon 'Other' .

I selektojmë të gjitha këto, duke mbajtur shtypur një prej tyre, i mbajmë të selektuara të gjitha dhe i fshijmë. Ajo që bën ky problem është se fshin 'Filet' si 'trash' si 'chache', si 'temporary', që do të thotë janë 'File' të përkohësishme që qëndrojnë në telefonin tuaj, por që zënë një kapacitet dhe një sasi shumë të madhe të hapësirës.

E mira është që të t’i fshini këto dhe lironi hapësirë te telefoni juaj”, shpjegon ai.

ME TE LEXUARAT