Vdes “Herkuli”…ushtria britanike mbyll në hangar avionët e preferuar të forcave speciale

Teknologji
Vdes “Herkuli”…ushtria britanike mbyll në hangar

Flota e avionëve transportues të trupave të forcave speciale britanike do të nxirret jashtë përdorimit, raportojnë mediat vendase, edhe pse ky vendim është kritikuar pasi mund të vërë në rrezik jetën e ushtarëve.

14 avionët e pagëzuar me nofkën “Herkul”, janë transportues C-130J, të përdorur vazhdimisht nga forcat speciale britanike (SAS) për operacione kundër ISIS në Irak dhe Siri.

Ushtarët janë të dashuruar me këtë avion, pasi është i lehtë në manovrim dhe mund të bëjë ulje në terrene tepër të vështira, pa u diktuar nga armiku, falë teknologjisë antiradar.

Në vend të “Herkulit” do të futen në përdorim avionët A400M, të prodhuar nga Airbus. Por në dokumente zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se përdorimi i avionëve europianë mund të vërë më tepër në rrezik jetën e trupave britanike, që do të fluturojnë pas vijës së armikut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nxjerrja në pension e avionëve C-130J është pjesë e planit të qeverisë britanike për të ulur shpenzimet e mbrojtjes.

Një tjetër masë raportohet se do të jetë edhe ulja me 10 mijë trupa e numrit të ushtarëve aktivë dhe tërheqja e avionëve luftarakë RAF Fighter./a2 cnn

ME TE LEXUARAT