Twitter përgatitet për një veçori të re në rrjet

Teknologji

Twitter përgatitet për një veçori të re në rrjet

Twitter ka konfirmuar se është duke punuar për të shtuar një buton redaktimi që do t’i lejojë përdoruesit të ndryshojnë tweet-et pasi ato të jenë postuar.

Ai vjen pasi anëtari i ri i bordit, shefi i Tesla-s, Elon Musk, pyeti ndjekësit e tij në një sondazh në Twitter nëse e dëshironin këtë funksion.

Shumë përdorues kanë kërkuar prej kohësh një buton redaktimi, por ka shqetësime se si ta ekzekutojnë atë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Twitter tha se do të nisë testimin e idesë në muajt e ardhshëm.

Ekipi i komunikimit i firmës së mediave sociale shkroi në Twitter: “Tani që të gjithë po pyesin… po, ne kemi punuar në një veçori redaktimi që nga viti i kaluar!

“Jo, nuk e morëm idenë nga një sondazh,” shtoi ai.

ME TE LEXUARAT