Trade & Upgrade, kthe telefonin e vjetër dhe merr një të ri nga One Albania
Trade & Upgrade, kthe telefonin e vjetër dhe merr një të ri nga One Albania.
Bazuar mbi filozofinë e mundësimit të shërbimeve më të mira dhe teknologjisë më të fundit, për një qasje sa më ekonomike për abonenentët tanë, One Albania prezanton “Trade&Upgrade”.
Në bisedat tona me abonentët dhe pasi dëgjuam nevojat e tyre reale, kërkesë gjithnjë e më prezente ishte mundësimi i teknologjisë më të fundit. Ne krijuam “Trade&Upgrade” si një përgjigje të prekshme të kësaj nevoje, në një mënyrë mjaft ekonomike dhe të shpejtë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Si mund të përfitoni një smartphone të ri? Në fare pak hapa:
Vizitoni dyqanin më të afërt One dhe paraqitni telefonin tuaj të vjetër për vlerësim te një prej përfaqësuesve tanë të shitjeve.
Ekspertët tanë do të vlerësojnë markën, modelin, vitin e prodhimit dhe gjendjen e pajisjes tuaj për të përcaktuar vlerën e saj.
Nëse jeni të kënaqur me ofertën, thjesht nënshkruani dokumentet dhe merrni një kupon për vlerën e rënë dakord të telefonit tuaj të vjetër. Kuponi ka një kod unik dhe është i vlefshëm për 30 ditë kalendarike, duke të dhënë fleksibilitet përdorimi.
Kur të jeni gati për të zgjedhur modelin e ri, përdorni kuponin për të marrë ulje në një nga ofertat tona të fundit për smartphone!
Trade & Upgrade siguron që të merrni vlerën më të mirë për pajisjen e vjetër dhe e bën më të lehtë kalimin në një telefon të ri që i përshtatet nevojave tuaja.
Teksa vazhdojmë të përmbushim misionin tonë për të afruar standardet e produkteve dhe shërbimeve sipas nevojave të abonentëve tanë, “Trade&Upgrade” është një provë e prekshme në këtë drejtim dhe një lehtësi e shtuar për ta që të mos humbasin asnjë takim me zhvillimet teknologjike.
Për më shumë informacion mund të vizitoni: https://www.one.al/Trade_and_Upgrade