TikTok pritet të gjobitet për shkeljen e rregullave të privatësisë së BE

TikTok do të përballet me gjoba për shkeljen e rregullave të privatësisë deri në fillim të shtatorit për trajtimin e të dhënave të adoleshentëve dhe fëmijëve, sipas burimeve të paidentifikuara me bazë në Bruksel, të njohura me këtë çështje.
Rrjeti Evropian i Rregullatorëve Kombëtarë të Privatësisë – Bordi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB) – zgjidhi të mërkurën mosmarrëveshjet midis agjencive në një hetim mbi platformën popullore të ndarjes së videove të përdorur nga 125 milionë njerëz në BE, raporton Politiko.
Vendimi i tyre nis procedurë në të cilën dënimi përfundimtar dhe masat e tjera të mundshme do të shqiptohen brenda një muaji.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Në vitin 2021, Autoriteti Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave filloi hetimin nëse TikTok respekton privatësinë e fëmijëve në përputhje me kërkesat e rregullores aktuale të privatësisë së BE-së, Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave.
Rregullatori i Irlandës ka nisur procedurat për të përcaktuar nëse aplikacioni në pronësi kineze siguron që parametrat e tij të paracaktuar të mbrojnë mjaftueshëm privatësinë e fëmijëve dhe nëse kompania është mjaft transparente për mënyrën se si i përpunon të dhënat e të miturve.
Një nga pikat më urgjente është edhe praktika e verifikimit të moshës së TikTok, e cila synon të mbajë jashtë platformës së saj të miturit nën moshën 13 vjeç.