Si të shikoni “Story-t” në Instagram në mënyrë anonime

Teknologji

Si të shikoni “Story-t” në Instagram në

Nëse dëshironi që të mbeteni anonim në Instagram, veçanërisht kur shikoni ‘story-t’ e të tjerëve, ky tekst është për ju.

Opsioni "Stories" në Instagram është jashtëzakonisht i popullarizuar në platformën sociale sepse përdoruesit mund të postojnë foto dhe video që zhduken pas 24 orësh.

Por si të veproni kur doni të hapni ‘story-n’ e një personi që nuk e ndiqni dhe nuk dëshironi që emri juaj të shfaqet në listën e emrave që e kanë parë postimin?

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ka një zgjidhje të thjeshtë për këtë. Hapni Instagramin në mënyrë që aplikacioni të përditësojë story-t më të fundit.

Më pas, shkoni te paneli i njoftimeve dhe aktivizoni “Airplane Mode”. Më pas mund t’i shikoni në mënyrë të sigurt të gjitha storie-t në mënyrë anonime.

Vetëm mos harroni se do t’ju duhet të mbyllni aplikacionin përpara se të fikni “Airplane Mode”.

Ekziston gjithashtu një opsion që lejon t’i shihni story-t. Ndër më të njohurit janë AnonIGVieëer dhe StoriesDoën.

Por, ky truk funksionon vetëm nëse profili është publik.

ME TE LEXUARAT