Si të kontrollojmë një makinë të përdorur, sekretet që duhet të dini para se ta blini

Teknologji

Si të kontrollojmë një makinë të përdorur,

Tregtia e automjeteve te perdorura eshte nje aktivitet fitimprures qe ka lulezuar ne Shqiperi ne dy dekadat e fundit, pas hapjes se kufijve dhe vecanerisht, pas liberalizimit te vizave dhe lehtesirave doganore mes shteteve.

Megjithate lulezimi i kesaj industrie, ka dia rreziqe, qe kane te bejne jo vetem me ndotjen qe automjetet e perdorura emetojne, por edhe me garancine qe ofrohet per mallin qe blejne qytetaret.

Dihet se automjetet e perdorura qe blihen jashte vendit, jane makina te cilat pronari i tyre ka vendosur ti heqe, per aresye te moshes, problemeve teknike, zgjedhjes se nje makine tjeter me komode ose qe shpenzon me pak.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne kete rast, rreziku eventual eshte qe te shfaqen defekte tek makinat qe mblidhen nga tregtaret jashte Shqiperise, ne pikat e shitjes, apo edhe ne koncesionaret e zyrtare te markave, ku pronaret e mjeteve kthejne nje makine me x kilometra per te marre nje me 0 kilometra.

Per kete aresye, ne Shqiperi gjate etyre viteve ka lindur nje profesion i ri, ai i kontrolluesit te automjeteve. Cdokush qe kerkon te bleje nje makine te perdorur, perpiqet te gjeje nje lidhje fisnore apo shoqerore, me pronarin e dyqanit, per nje rrefim sa me te sinqerte ne lidhje me historine e makines.

Megjithate, rastet fatkeqe jane plot, makina qe kthehen ne kontrollin teknik per shkak te kilometrave jo reale, te ulura me 50, 100 apo 150 mije. 

Per aresyet e mesiperme, njohurite e nevojshme per kontrollin e mjeteve te perdorura jane utilitare per te gjithe.

Ky artikull synon te jape disa piketa, pa pretentuar te ezauroje kete ceshtje, e cila gjithmone ka vend per me shume pervoje, maturi dhe informacion. 

Cfare duhet te kemi parasysh kur drejtohemi tek nje tregtar makinash te perdorura ne Shqiperi?

Pamja vizuale

Eshte e para me te cilen perballemi, jo me e rendesishmja por sinjalizuese per disa prej problemeve qe mund te kete mjeti.

Kur kontrolloni pamjen vizuale duhet te keni parasysh pjesen e brendshme te mjetit dhe ate te jashtme. 

Gjate kontrollit duhet te siguroheni qe sediljet jane ne vendet e tyre me fiksuesit e pa demtuar dhe qe rripat e sigurimit dhe isofix funksionojne.

Po ashtu, duhet kontrolluar paneli i komandave, ne timon apo kroskot, jo vetem nese funksionojne te gjithe butonat dhe komandat por edhe nese ka ndonje drite ne kroskot qe qendron e ndezur.

Duhet nga te gjithe se llambat protokalli jane sinjalizues qe paralajmerojne per nje  problem apo mosfunksionim. 

Ato qe jane me problematike jane dritat e kuqe, te cilat tregojne se makina ka nje defekt qe duhet riparuar menjehere. Ne te dy rastet, kerkoni informacion nga pronari per kohezgjatjen e defektit apo problemit dhe nderhyrjet qe jane bere.

Me tej gjate kontrollit brenda, duhet ta ndezni automjetin, me nje te njohurin tuaj qe qndron ne pjesen e pasme te makines dhe monitoron marmiten. 

Eshte shume e rendesishme nese gjate ndezjes apo gjate punes, makina te mos shfaqe tym blu (tregues per problem ne dinamo) dhe (tym te bardhe) tregues per probleme ne filtrin partikular, apo ne brendesi te motorit.

Ne kete faze, rekomandohet te udhetoni me automjetin 30 minuta deri nje ore, ne rruge me terren te ndryshem per te pare fuqine terheqese te mjetit, konsumin, funksionimin e sistemeve, menyren si reagon mjeti ne varesi te terrenit dhe mbi te gjitha shfaqen e ndonje problemi "te fshehur" qe delne pah pasi automjeti nxehet ose ecen me xhiro te larta, zakonisht mbi 2500.

Pasi ti keni kryer keto kontrolle, hapi i radhes eshte dalja jashte mjetit, dhe kontrolli i pamjes vizuale, fillimisht me dritat ndricuese, sinjalet dhe llampat e tjera, e me pas me dyer. Eshte shume e rendesishme ti hapni e ti mbyllni dyert disa here per te pare nese ndonjera prej tyre fle ne menyre te dyshimte ne vendin e saj apo jo.

Cdo mosperputhje e deres me folene e mjetit, tregon nderhyrje qe i jane bere makines, nga ndonje perplasje apo aksident i mundshem.

Kaloni gishtat tuaj ne pjesen kufizuese te deres me gjithe pjesen tjeter te automjetit dhe nese shikoni se siperfaqja nuk eshte e drejte dhe e perputhur, kerkoni shpjegime. Shikoni ne ekstremitetet e dyerve dhe te dritareve por edhe te parakolpit apo prapakolpit per gjurme boje, te ndryshme nga ajo e automjetit. Nese shikoni dicka te tille, apo edhe nje shtrese boje te rene ne formen e kores, do te thote se makina eshte lyer dhe kjo sinjalizon per nje histori te dyshimte te saj.

Zhurmat gjate frenimeve, apo ndryshimit te marsheve, ashtu si konsumimi jo uniform i gomave, tregojne qe makina mund te kete nevoje per konvergjence, apo per kontrolle ne sistemin e drejtimit dhe te frenimit.

Funksionimi i automjetit

Kuptohet se gjeja me e mire e mundshme eshte kontrolli ne servise te certifikuara sipas markes se makines qe keni zgjedhur. Por keto njesi sherbimi shpesh kane radhe e cmime te kripura, nderkohe pronari i mjetit nuk ju pret ju, pasi deshiron ta shese makinen, mund te kete edhe persona te tjere te interesuar.

Per kete aresye, ata qe kane pasur nje automjet, duhet ti drejtohen servisit ku kane mirembajtur mjetin e pare, ata qe nuk kane pasur makine, duhet te kerkojne ndihme nga familjaret, shoket apo koleget per nje mekakik te besuar.

Si të kontrollojmë një makinë të përdorur,

Ai do te kontrolloje funksionimin e mjetit duke pare punen e motorit, kamios, dhe gjithe sistemeve te makines dhe do t`ju jape edhe nje mendim te specializuar.

Takimi me mekanikun, ne kete rast, mund t`ju ndihmoje edhe per dicka tjeter.

Nese automjeti nuk ka asnje problem dhe ju vendosni ta blini, me siguri makina ka nevoje per servis, si nderrim filtrash, vaji, ferrotash, gominash, etj. Ne varesi te nderhyrjes qe duhet bere mekaniku do t`ju jape koston perkatese dhe ju mund te beni nje perllogaritje te mire per totalin e parave qe do shpenzoni, bashke me blerjen e mjetit, edhe per ti bere sherbimet e me pas per ta pajisur me dokumentet e nevojshme per qarkullim.

Pervec testimeve me te thelluara ne te gjitha sistemet e mjetit, mekaniku duhet te beje edhe nje vezhgim te kujdesshem ne pjesen e poshtme te automjetit.

Mos besoni shume nese gjeni dicka te paster kristal, ajo tregon se makina mund te kete pasur probleme, apo rrjedhje, jane bere nderhyrje ne te dhe me pas eshte pastruar qe ju te mos kuptoni te verteten.

Ne kete rast nje automjet i paprekur fare nga poshte, me gjithe pluhurin dhe balten qe mund te kete mbledhur, eshte ai qe ju thote te verteten per cdo rrjedhje vaji, alkooli, antifrize apo grasoje qe makina mund te kete.

Ne kete rast, makinat e perdorura zakonisht edhe nese nuk kane asnje problem duhet ti nenshtrohen kontrollit per vajin, rripin e motorrit, filtrat e karburantit, ajrit, vajit dhe kabines dhe sherbime te tjera te nevojshme qe kryhen periodikisht.

Shume servise ofrojne analiza laboratorike apo edhe testime amatore, sa i perket vajit te motorrit, nivelin e te cilit duhet ta kontrolloni per te pare nese makina harxhon vaj.

Sofjimi eshte nje term i degjuar shume ne Shqiperi dhe ka te beje me punimin e motorit, per ta testuar duhet ta ndizni makinen dhe ta hiqni kapakun e siperm te vajit te motorit. 

Nese pika sado te vogla vaji kercejnr lart, duhet te beni nje kontroll te thelluar te motorit. 

Historia e makines

Pavaresisht sa u tha me lart, shume e rendesishme eshte historia e mjetit. Jashte shtetit serviset plotesojne libra sherbimi me daten, llojin e sherbimeve qe kane kryer dhe defektet qe ka shfaqur automjeti.

Eshte e rendesishme qe makina te jete mirembajtur me sherbime ne kohe dhe ne pika te autorizuara e te certifikuara per ofrimin e ketij sherbimi. 

Nje automjet qe nuk ka nje liber origjinal sherbimesh, me daten dhe kilometrazhin e nderhyrjeve qe jane kryer ne te, eshte dicka te ciles duhet ti qendroni larg sado e bukur mund te duket nga jashte.

Marka, shijet, etj

Varesisht nga buxheti qe keni, por edhe nga informacioni dhe pervoja, secili vendos marken e makines qe do te bleje dhe vitin e prodhimit. 

Megjithate, pervec pikave te renditura me lart, eshte me vend te thuhet se pasi te keni gjetur automjetin qe do te blini, para se te merrni vendimin final te kryeni kerkime ne internet.

Bota online ofron sot informacion te bollshem jo vetem nga ekspertet por edhe nga perdoruesit e makinave te ndryshme per problemet qe ata kane ndeshur me nje marke te caktuar automjeti dhe me nje vit prodhimi te caktuar.

Ne kete rast eshte mire te vendosni ne balance, marken dhe vitin e prodhimit, si dhe problemet e shfaqura nga automjeti. 

Eshte e qarte se mosha sa me e re e automjetit duhet te synohet nga te gjithe, por ajo jo gjithmone eshte e arritshme per shkak te cmimit te kushtueshem.

Kur jemi tek marka dhe tek viti i prodhimit, nje mendim mund t`jua jape edhe mekaniku i cili mund t`ju tregoje se cilat automjete kane nevoje per me shume mirembajtje dhe cila prej tyre ka koston me te madhe apo me te vogel te mirembajtjes.

Mbi te gjitha duhet pasur parasysh edhe cilesia e karburantit ne Shqiperi e cila ne shumicen e rasteve eshte shkak per defekte te renda tek mjetet.  Artikulli eshte shkruar ekskluzivisht per Lajmifundit.al nga eksperte te fushes. Ai mund te plotesohet me te ardhmen me fakte dhe informacione te reja.

ME TE LEXUARAT