“Screen recording” nuk do duhet më, WhatsApp po shton opsionin e ri

Teknologji

“Screen recording” nuk do duhet më, WhatsApp po shton opsionin

WhatsApp do mundësojë shpërndarjen e mesazheve zanore si përditësim i statusit. Në këtë  mënyrë, mund të ndani mesazhe të shkurtra zanore me kontaktet tuaja. Nëse më parë përdornit opsionin “Screen recording” në celular për të ndarë një mesazh zanor, tani do jetë më e thjeshtë.

WBetaInfo, të cilët testojnë opsione të reja në aplikacion, thanë se kjo risi është në versionin beta të tij, në pajisjet Android.

“Kur dëshironi të postoni një përditësim të ri statusi, mund të zgjidhni ngjyrën e sfondit dhe mesazhi zanor do të shfaqet në formën e një flluske. Gjatësia maksimale e mesazheve do të jetë 30 sekonda”.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Nuk dihet ende se kur do të lançohet kjo risi për të gjithë përdoruesit.

ME TE LEXUARAT