Rikthehet ‘karikuesi universal’/ Ja ndryshimi i madh që po projektohet për të gjithë celularët

Teknologji

Rikthehet ‘karikuesi universal’/ Ja ndryshimi i madh që po

Një karikues universal për të gjithë aparatet tanë celularë apo dhe kompjuterët personalë, pavarësisht markës do të ishte një zgjidhje ideale.

Duket se tashmë kjo nuk është thjesht një dëshirë e jona, por shumë shpejt mund të bëhet dhe realitet. Bashkimi Europian po mendon vendosjen e një rregulli, i cili do kërkojë që të gjitha kompanitë të përdorin të njëjtin karikues për telefonat dhe pajisjet e tyre deri në vjeshtën e vitit 2024.

Kjo do të thotë që karikuesit e vjetër të iPhone nuk do të funksionojnë në modelet e ardhshme dhe se laptopët përfundimisht do të duhet të përdorin gjithashtu ngarkuesin USB-C si standard.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Prandaj, gjigandit amerikan të pajisjeve ‘smart’, do i duhet të dizejnojë ‘Iphone’-in e saj të famshëm, e po ashtu dhe të gjithë kompjuterët që kjo kompani ka në treg.

Megjithatë, pajisjet e shitura para vitit 2024 nuk do të preken dhe përdoruesit e tyre do të mund të vazhdojnë të përdorin të njëjtin karikues.

ME TE LEXUARAT